Alush Gavazaj edhe zyrtarisht ka ndarë rrugët me skuadrën shqiptare Renova nga Xhepçishti i Maqedonisë së Veriut.
26 vjeçari nga Prizreni ishte pjesë e tetovarëve nga janari i vitit të shkuar, teksa ishte transferuar nga skuadra e Vushtrrisë.
Gavazaj ishte një titullar i padiskutueshëm në formacionin e ‘gjipserëve’, ndërkohë që tashmë ndodhet në kërkim të një aventure të re.
Siç mëson Gazeta “Sheshi”, skuadra nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova janë të interesuar për t’i marrë shërbimet e tij.