Të dy janë argjentinas.
Të dy vijnë nga Racing Santander dhe janë mes lojtarëve më të rëndësishëm të Serisë A.
Rodrigo de Paul ka udhëhequr Udinese-n drejt një mbijetese të qetë me shifra mbresëlënëse. Lautaro Martinez ka arritur të fitojë titullin me Interin.
Po nëse një ditë do të luanin bashkë te Racing? De Paul e ka hedhur këtë hipotezë në një intervistë të dhënë për Perfil Bulos:
“Kur të vijë momenti dhe gjërat të kenë mbaruar, ndoshta do të flas me atë kokëmadhin që të luajmë bashkë te Racing. Do të ishte bukur”, ka thënë De Paul.
Tani pritet përgjigja e Demit të Inter-t.