Sergio Busquets është një prej futbollistëve që mund të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalitmar të verës.
Krerët e klubit katalunas do të donin që Busquets të mbyll karrierën në “Camp Nou”, por situata ekonomike e klubit po i sjell probleme.
“AS” shkruan se mesfushori spanjoll mund të transferohet si lojtar i lirë te Bayern Munich.
32-vjeçari ka kontratë të vlefshme me katalunasit deri më 2023, por kjo kontratë mund të shkëputet me marrëveshje të dyanshme.
Sergio Busquets është produkt i klubit të Barcelonës dhe deri më tani karrierën e tij e ka zhvilluar vetëm aty.