Shumë yje mungojnë në Kampionatin Evropian

Futboll

Shumë yje mungojnë në Kampionatin Evropian

Më: 30 maj 2021 Në ora: 12:25
Shumë yje mungojnë në Kampionatin Evropian

Në pritje të Kampionatit Europian, që do të startojë një vit me vonesë, pikërisht më 11 qershor, britanikja “The Sun” ka publikuar një listë me 22 nga futbollistët më të spikatur, që nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit në kontinent.

Gjithçka nis me dy portierë fantastikë, si Jan Oblak i Atleticos së Madridit, që do të mungojë pasi Sllovenia nuk arriti të kualifikohet për në Europian dhe Andres ter Stegen i Barcelonës, që i është nënshtruar një operacioni në gju dhe nuk është grumbulluar nga Low.

Në mbrojtje spikatin emra si Virgil Van Dijk e Ferland Mendy, që janë të dëmtuar.

Po ashtu edhe të tjerë si Sergio Ramos e Dayot Upamecano, që nuk janë preferuar nga trajnerët përkatës, ndërsa mesfusha vjen me lojtarë me emër si Pjaniç, Isco apo Milinkoviç-Saviç dhe sulmi me futbollistë si Haaland e Ibrahimoviç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat