Thomas Tuchel arriti të shkruante historinë mbrëmjen e djeshme, duke fituar trofeun e Champions League, nën drejtimin e Chelseat.
Trajneri gjerman ka një meritë absolute për këtë sukses të arritur me londinezët, teksa në përfundim të finales ndaj Manchester Cityt, në festën e jashtëzakonshme u përfshi edhe familja e tij.
Një detaj tepër interesant ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale së fundmi.
Teksa bashkëshortja e trajnerit gjerman, Sisi Tuchel, shkoi të përqafonte partnerin e saj për suksesin madhështor të arritur, nga çanta e Sisit, u fotografua një 10 eurosh që ishte duke rënë në tokë.