Kevin De Bruyne ishte njëri nga protagonistët e humbjes së Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në stadiumin “Dragao” të Portos me rezultat 1-0.
Mesfushori nga Blegjika nuk e përfundoi të gjithë ndeshjen për shkak se u lëndua pas një përlasje të fortë me mbrojtësin e Chelseat Antonio Rudiger.
Sot, kur kanë kaluar disa orë nga ajo ndeshje, De Bruyne ka shkruar në Twitter kua ka treguar se ka thyer kockat e hundës nga ajo përplasje.
“Përshëndetje djema! Sapo u ktheva nga spitali. Diagnoza ime është frakturë akute e kockave të hundës dhe frakturë e orbitës së majtë. Ndihem më mirë tani. Ende jam i zhgënjyer për dje padyshim, por ne do të kthehemi”, ka shkruar De Bryne bë Twitter.