Luis Suarez po përgatitet të jetë protagonist me Uruguai-n për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022, por edhe për Copa America që duhet të fillojë 13 qershorin e ardhshëm.
Nisja, në fakt, është në dyshim për shkak të situatë së pandemisë që po kalon Amerika e Jugut. Pikërisht për këtë moment të vështirë ka folur Suarez, i ci li ka zbarkuar në orët e kaluara në Montevideo.
“Jemi në një situatë të vështirë, veçanërisht në Argjentinë (ku do të zhvillohet Copa America) në muajt e fundit. Është një nga vendet që po vuajnë më shumë nga pandemia”, ka thënë Pistolero.
“Fakti që Copa America do të zhvillohet gjithsesi, është befasues. Mendoj se shëndeti duhet të ketë gjithmonë përparësi dhe jo një turne futbolli. Gjithçka që mund të bëjmë është të përballemi në mënyrën më të mirë me këtë situatë”.