Gazeta italiane “Tuttosport” ka publikuar ditën e sotme një lajm të bujshëm mbi një marrëveshje të fshehtë për shitjen e Interit tek një fondacion me bazë në Katar.
Ndër të tjera, gazeta zbulon se ndërmjetësues i kësaj çështje ka qenë ish-mbrojtësi i Inter dhe Real Madrid, Roberto Carlos, i cili u përfshi duke tentuar të bindë Stiven Zhang.
Ky i fundit nuk ka pranuar sepse nuk është i gatshëm të shesë në tërësi Interin, por vetëm një pjesë të aksioneve.
Kështu marrëveshja ka dështuar ende pa nisur. Një gjë e tillë ndodhi dhe me londinezët e BC Partners, ku pasi u arrit marrëveshja, gjithçka dështoi.
Roberto Carlos u bashkua me Interin nga Palmeiras në vitin 1995 por ai u shit tek Real Madrid pas vetëm një sezoni në “Xhuzepe Meaza”.