Lotito zgjedh trajnerin e Lazio-s, nesër takimi vendimtar

Futboll

Lotito zgjedh trajnerin e Lazio-s, nesër takimi vendimtar

Më: 30 maj 2021 Në ora: 13:58
Maurizio Sarri

Lazio ka zgjedhur Maurizio Sarri-n për të zëvendësuar Simone Inzaghi-n.

Sipas Gazzetta dello Sport, Claudio Lotito ka folur me menaxherin Fadil Ramadani dhe nesër mund të zhvillohet një takim mes presidentit dhe trajnerit për të folur për shifrat.

Ideja e bardhekaltërve është ajo që t’i ofrojë një kontratë trevjeçare prej 3 milionë eurosh në rritje, deri në 3.5 me bonus të caktuar.

Ish-trajneri i Juventus është i vendosur të kthehet në stol, për këtë arsye mund të pranojë. Alternativa është Sinisa Mihajlovic.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat