Vangjel Zguro iu bashkua Skënderbeut në merkaton e janarit, pikërisht në momentin ku ekipi ndodhej në situatë kritike.
Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetet sociale, mbrojtësi Pogradec tregon se ka besuar që në momentin e parë te shpëtimi i skuadrës dhe fundin e quan arritje madhështore, pasi mbijetesa në Superiore u arrit pa ndeshje shtesë. Në fund ai u premton tifozëve të Skënderbeut se kupa do të vijë në Korçë.
Ja postimi Zguros:
“Erdha në janar te ky ekip me besimin se do të mbijetonte në Superiore. Shumë njerëz nuk kishin besim, e quanin të rënë, mirëpo unë besoja, këta çuna besonin. Bëmë një gjë madhështore, e realizuam objektivin, u bëmë ekipi më simpatik i kampionatit.
Këta çuna ia dolën, unë jam krenar që pothuajse të pamundurën e bëmë të mundur. Ndoqëm deri në fund Kupën e Shqipërisë dhe ja ku jemi sot në finale. Tifozët e Skënderbeut, Korça, janë mësuar me trofe në këto 10 vitet e fundit. Unë ju premtoj të gjithë tifozëve korçarë, që kupa do të vijë në Korçë. Respekte nga Vangjel Zguro”.