Paul Pogba mund të largohet nga Manchester United në një marrëveshje të pazakontë.
Sipas “Sunday Star”, javën e ardhshme drejtuesit e Manchester United do të bashkohen në një video-konferencë të tipit “Zoom” me Mino Raiolan për të diskutuar të ardhmen e Paul Pogbas.
Raiola do ta organizojë këtë takim virtual me drejtuesit për ta zgjidhur situatën e francezit i cili po kërkohet nga Juventusi me rikthimin e Massimiliano Allegrit.
Sipas artikullit, Pogba mund të shkëmbehet me Cristaino Ronaldon, lojtar i cili sipas mediave italiane nuk është më në planet e Allegrit.