Azpilicueta tregon bisedën me Abramovichin

Futboll

Azpilicueta tregon bisedën me Abramovichin

Më: 30 maj 2021 Në ora: 16:11
Cesar Azpilicueta dhe Roman Abramovich

Kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta ka treguar bisedën që ka pasur me pronarin e Chelseat, Roman Abramovich.

Abramovich dhe Tuchel u takuan për herë të parë dje në fushë që nga emërimi i tij në postin e menaxherit të Chelsea.

Mirëpo, një moment interesant ndodhi me kapitenin e Chelseat, Cesar Azpilicueta, i cili është pjesë e “The Blues” që nga viti 2012.

Azpilicueta iu afrua Abramovichit dhe bisedoi me të.

“Është e jotja, nuk e di se ku është trofeu, por tani do t’ju a sjelli atë”, tha spanjolli.

“A jeni i lumtur tani?”, pyeti Azpilciueta kur u rikthye disa sekonda më pas.

“Sigurisht që po. Absolutisht”, u përgjigj Abramovich.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat