Sipas “Corriere dello Sport”, Gianluigi Donnarumma është i përgatitur të bashkohet me Juventusin për 6 milionë euro në sezon, më pak se kontrata që ai refuzoi te Milani.
Portieri është një agjent i lirë, pasi nuk ka arritur të bie dakord për një zgjatje të marrëveshjes që skadon më 30 qershor.
Ai ka qenë i lidhur me Barcelonën dhe Paris Saint-Germain, por Juve mbetet skuadra favorite për shërbimet e tij, përcjellë KosovaPress.
Donnarumma ishte larguar nga Milano kur refuzoi propozimin e tyre prej 8 milionë euro në sezon.
Megjithatë tani “Corriere dello Sport” raporton se Raiola po i ofron Donnarumman Juventusit për vetëm 6 milionë euro në sezon, e njëjta shifër që portieri kishte deri më tani.
Kthimi në Milano nuk është në të vërtetë një opsion, pasi ata tashmë kanë nënshkruar me zëvendësuesin Mike Maignan nga Lille.
Raiola raportohet të jetë takuar me nënkryetarin e Juventusit Pavel Nedved për të diskutuar rreth Donnarummas, si dhe mesfushorin e Manchester United Paul Pogba.