Yaya Toure dhe Pep Guardiola nuk u ndanë mirë në vitin 2018.
Pasi që mesfushori nga Bregu i Fildishtë u largua nga klubi anglez, Dimitri Seluk, menaxheri i tij, habiti me deklaratat e atëhershme, duke thënë se trajneri spanjoll nuk do të fitonte dot një ligë tjetër të kampionëve.
“Me atë që i bëri klientit tim, Guardiola ka bërë armiq të gjithë shtriganët e Afrikës. Ata do të bëjnë të pamundurën që ai të mos e fitojë më trofeun e Ligës së Kampionëve. Do ta provojë në lëkurën e tij forcën e mallkimit të shtriganëve”, shprehej Seluk.
Që nga ajo kohë, sa herë që City eliminohet nga Liga e Kampionëve, këto deklarata “rifreskohen”.
Tashmë, është vetëm në dorën e Guardiolës që të thyejë mallkimin...