Një nga episodet kundër Manchester Cityt në finalen e djeshme të Champions League ndaj Chelsear, ishte edhe dëmtimi i Kevin De Bruyne në pjesën e dytë.
Belgu pësoi një frakturë në hundë pasi u përplas fortë me mbrojtësin Rudiger dhe u detyrua të braktiste jo vetëm fushën, por edhe stadiumin pasi u shoqërua për në spital.
Ditën e sotme, fantazisti ka lënë spitalin ndërsa me anë të një reagimi në rrjetet sociale garanton se ekipi i tij do të rikthehet të luajë sërish një finale të madhe si Champions.
Sigurisht, këtë herë me shpresën se gjërat mund të shkojnë ndryshe.