Klubi i futbollit 2 Korriku nga Prishtina feston suksesin që kanë arritur sot.
Fitorja u arrit me golin e Amar Bislimit.
“Goli i Amar Bislimit shpallë kampion verdheblutë!
Duel që pati shumë rivalitet e luftë, ishte ai i sotmi, i luajtur në stadiumin e Ramiz Sadikut në kryeqytet, ndërmjet 2 Korrikut dhe Kurdës, në kuadër të finales për kampion të Rajonit të Prishtinës për grupmoshën U13.
Të rinjtë e udhëhequr nga Ardit Gashi, dolën të jenë më kërkues dhe me golin e minutës së 48-të të realizuar nga zëvendësuesi Bislimi, arritën që të sjellin në shtëpi trofeun e radhës.
Kjo ishte finalja e parë e njomakëve verdheblu në këtë edicion, të cilët synim tashmë kanë titullin kampion të Kosovës, garë kjo që nis javën që vjen”, shkruan në faqen e KF 2 Korriku.