Pasi shikoi finalen e Ligës së Kampionëve nga jashtë fushe në ndeshjen e tij të fundit si lojtar i Man City, Eric Garcia do të zyrtarizojë kthimin e tij në Barcelonë në orët e ardhshme.
RAC1 thotë se Eric Garcia do të shpallet zyrtarisht të hënën si një lojtar i ri për Barcelona. Do të jetë fillimi i një jave të madhe për presidentin Joan Laporta, sipas mediumit.
Planet e Barcelonës janë të zyrtarizojnë Eric Garcia të hënën në mëngjes dhe ta paraqesin atë të martën në Camp Nou me një konferencë shtypi. Pas Eric, do të jetë radha e Kun Aguero.
Garcia tashmë e pranoi këtë të shtunë se transferimi i tij në FC Barcelona është nënshkruar dhe vulosur.
“Është një vendim i guximshëm”, tha qendërmbrojtësi.