Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne,pësoi një thyerje të gropës së syrit dhe hundës gjatë humbjes së ekipit të tij ndaj Chelsea në finalen e Ligës së Kampionëve.
Fraktura mund ta mbajë De Bruynen larg ndeshjeve të planifikuara të Euro 2020 në muajin tjetër.
29-vjeçari u kap nga mbrojtësi i Chelsea-së, Antonio Rudiger, dhe dukej se ishte një problem serioz pasi Kyle Walker qëndroi pranë lojtarit ndërsa merrte trajtim nga ekipi mjekësor i City-t.
De Bruyne u largua nga fusha me lot dhe u dërgua në spital ndërsa ënjtja rreth fytyrës së tij u përkeqësua dhe e konfirmoi në një mesazh në Tëitter dëmtimin e rëndë të tij të dielën në mëngjes, shkruan eurosport.
Belgu shkruajti:
“Diagnoza ime është frakturë akute e kockave të hundës dhe frakturë e orbitës së majtë. Tani ndihem mirë. Ende i zhgënjyer për dje padyshim, por ne do të kthehemi”.
Përderisa jemi dy javë larg Kampionatit Evropian, (mos) pjesëmarrja e tij ka shqetësuar fansat belg.
Ndeshja e parë e Belgjikës në turne është kundër Rusisë, më 12 Qershor.
Trajneri i ekipit kombëtar, Roberto Martinez ka kohë deri më 1 qershor për t’i bërë të ditur emrat e lojtarëve pjesmarrës ne Euro 2020.