Superliga e Kosovës në futboll është në pushim dhe klubet tashmë kanë filluar të përgatiten maksimalisht për sezonin e ardhshëm.
Klubi Futbollistik “Ballkani” në sezonin e ri mund të llogarisë edhe në shërbimet e mesfushorit të talentuar, Bleon Sekiraqa.
Sekiraqa së fundmi ka shkëlqyer në Ligën e Parë me skuadrën e Malishevës, ku edhe arritën ta shkruajnë historinë duke u inkuadruar në Superligë.
Mesfushori 20 vjeçar tek skuadra Malishevës ishte në formë huazimi nga Ballkani dhe tashmë me dokumente do jetë përsëri pjesë e “portokallinjve”.
Media ka mësuar se Sekiraqa ka oferta të shumta në futbollin kosovar, por edhe jashtë saj. Gjithashtu, media ka mësuar se futbollisti është i fokusuar që të bisedoj me dy ekipet Ballkanin dhe Malishevën për të ardhmen e tij.
Kujtojmë se Sekiraqa më parë ka qenë pjesë e kampionëve të Kosovës, FC Prishtinës.