Berisha uron KFF “Malisheva” U-16 për titullin kampione e Kosovës

Futboll

Berisha uron KFF “Malisheva” U-16 për titullin kampione e Kosovës

Më: 30 maj 2021 Në ora: 18:18
KFF “Malisheva”

KFF “Malisheva” U-16, sot e kanë mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës në këtë kategori (Liga U-16) , pasi sot e kanë fituar edhe ndeshjen vendimtare.

Për këtë sukses vajzat e KFF “Malisheva ” U-16, i kanë uruar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i DKRS, Rexhep Mazrreku.

“Vajzat tona U-16, edhe njëherë dëshmuan se janë kampione të vërteta, pasi me plot meritë e kanë mbrojtur titullin e kampionit në këtë kategori të garave të futbollit për femra. Sporti në përgjithësi në Komunën tonë ka shënuar rritje dhe sukseset nuk kanë munguar, në të gjitha kategoritë dhe këto suksese sot u kurorëzuan edhe nga ekipi i KFF “Malisheva” U-16.

Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, i uroj vajzat e ekipit, të cilat janë e ardhmja e futbollit të Kosovës, si dhe i përgëzoj tërë stafin e ekipit, bashkë me trajnerin për këtë sukses”, ka thënë mes tjerash nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha në urimin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat