Skuadra e Hammarby ka fituar Kupën e Suedisë.
Hammarby në finale ka mposhtur Hacken në penallti me rezultatin 5-4.
Pas 120 minutave lojë nuk kishte fitues, andaj në penallti fitoi ekipi i Hammarbyt.
E vendimtar në këtë fitore ishte futbollisti, Astrit Selmani, i cili realizoi golin e fitores nga pika e bardhë.
Pas ndeshjes, Zlatan Ibrahimovic, futbollisti i Milanit, i cili zotëron aksione tek Hammarby ka lavdëruar Selmanin.
“Kjo është arsyeja pse ne e sollëm atë këtu, për të qenë vendimtar në këto lloj momentesh”, tha Ibrahimovic për SportBladet.