E konfirmon edhe presidenti i Samsunsporit

Futboll

E konfirmon edhe presidenti i Samsunsporit

Më: 30 maj 2021 Në ora: 18:57
E konfirmon edhe presidenti i Samsunsporit

E konfirmon edhe presidenti i Samsunsporit!

Transferimi i Erland Çinarit te Samsunspori në Ligën e Parë të Turqisë nuk është thjesht thashethem merkatoje.

Mediet turke konfirmojnë se presidenti i këtij klubi, Yuksel Yildirim, ka konfirmuar se është takuar me sulmuesin shkodran, kontrata e të cilit me Partizanit përfundon me mbylljen e sezonit, dhe se në ditët në vijim do të nënshkruhet kontrata mes palëve.

Kujtojmë që gjatë këtij sezoni Çinari ka mundur të japë kontribut për fanellën e kuqe në vetëm 22 ndeshje të Superiores, duke shënuar 8 gola, të parin në derbin me Tiranën më 21 janar, ndeshje që shënonte kthimin e tij në fushë pas pezullimit katërmujor të marrë nga FIFA për parregullsi në transferimin te të kuqtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat