Fituan Kupën, shqiptari i Kosovës feston me Ibrahimoviçin!
Ditën e sotme sulmuesi shqiptar Astrit Selmani u bë protagonist duke shënuar penalltinë deçizive që i dha Kupën skuadrës suedeze të Hamarbit në sfidën ndaj Hakenit.
Pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 0-0, skuadrat shkuan drejt shtesës e cila rezervoi po të njëjtin rezultat.
Nga pika e 11-metërshave Hamarbi ishte më e saktë, duke triumfuar me 5-4 ndaj Hakenit, teksa penalltinë deçivzive e shënoi shqiptari Selmani.
Por nuk mbaron këtu, pas ndeshjes sulmuesi 24 vjeçarëve pozoi me Zlatan Ibrahimoviç i cili ishe në stadium për të ndjekur nga afër finalen pasi është aksioner tek skuadra ku luan sulmuesi Selmani.
Fotoja e sulmuesit të dardanëve me Ibrën ka bërë xhiron e rrjetit duke marrë komente dhe pëlqime të shumta.