Një histori që nuk harrohet kurrë, kur Prizreni vlonte nga atmosfera para ndeshjes së madhe me Hajdukun nga Spliti, mbi 6000 shikues në stadium, luhej ndeshja e të 16-tës së finales së Kupës së Marshall Titos në vitin 1988!
Pikërisht me 3 gusht të vitit 1988, në një atmosferë drithëruese dhe temperatura të larta, Liria e ka rrëzuar Hajdukun e Alen Bokshiqit, Igor Shtimacit, Mlladen Pralijës...
Skuadra kroate pëson humbje me penallti me rezultat 5:4, pasi që takimi në kohën e rregullt përfundoi pa gola (0:0).
Bokshiqi pranon dhuratën, Gaxholli shihet pas me të bardhë, 3 gusht, 1988
Rexhep Gaxholli, një sulmues i rrezikshëm, së bashku me Bedridin Gjinalin, shijuan ditët më të mira në klubin e Lirisë gjatë viteve të 80-ta.
Jo vetëm kaq, Gaxholli një kohë ka luajtur edhe për Prishtinën e gjeneratës së artë të kapitenit Fadil Vokrri, kur garonin në ligën e parë ish jugosllave.
Në fotografi janë në të majtë Bedridin Gjinali, në mes Rexhep Gaxholli dhe në të djathtë Blerim Zherka, ish portier i Ballkanit nga Theranda.