Andi Zeqiri ka zgjedhur të përfaqësoj Zvicrën edhe pse kishte premtuar se do të luaj për Kosovën.
Megjithatë, sulmuesi i Brightonit nuk po përfshihet në lojë nga Petkovic.
Në miqësoren me SHBA-në, që Zvicra e fitoi 2-1 luajtën Xhaka, Shaqiri e Mehmedi por jo edhe Zeqiri.
Trajneri nuk e inkuadroi as nga fillimi as në gjashtë zëvendësimet që i bëri gjatë pjesës së dytë.
Golat për Zvicrën i shënuan Rodriguez dhe Zuber derisa për SHBA-të realizoi Lletget.