Kombëtarja e Zvicrës ka mposhtur Kombëtaren e Amerikës në miqësore.
Zvicra ia doli të fitojë me rezultat të ngushtë 2 – 1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes Lletget (5′).
Pas pesë minutave, Rodriguez barazoi rezultatin (10′).
I njëjti kishte edhe mundësinë e artë për të vendosur shtetin e tij në epërsi, por dështoi nga pika e bardhë.
Ndërsa, golin e dytë që doli të jetë i fitores e realizoi Zbuer (63′).
Ndërkohë, në këtë ndeshje luajtën edhe shqiptarët si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, derisa Andi Zeqiri qëndroi në stol gjatë tërë ndeshjes.