Në një intervistë për RTV Ora, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi u shpreh se Vllaznia akoma nuk ka një fushë dhe disa nga faktorët e humbjeve kanë qenë edhe këto kushte, shtoi ai.
Xhaferi: Ne si Vllazni akoma nuk kemi një fushë tonën dhe disa nga faktorët e humbjeve kanë qenë edhe këto kushte. Kemi bërë disa herë stërvitje në fusha sintetike.
Mendoj se duhet të zgjidhet sa më shpejt kjo çështja në mënyrë që projektet që unë kam të zhvillohet sa më shpjet. Ekipi duhet të ketë një fushë për stërvitje.
Sigurisht që do të kemi bashkëpunim edhe me pushtetin lokal dhe me FSHF-në për të krijuar kushtet e nevojshme për të ardhmen e klubit.