Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka bërë me dije se klubi gjilanas ka shprehur interesim për transferimin e Ardit Tahiri.
Tahiri ka shkëlqyer me Besën e Pejës në edicionin që lamë pas duke shënuar nëntë gola.
Ndërkaq, Munishi ka deklaruar se Gjilani do të bëjë çmos për transferimin e tij.
Sipas tij, për Tahirin më mirë do të ishte të transferohej te Gjilani se sa në Evropë.
“Nuk kishte qenë keq me ardh te Gjilani. Më mirë se të luajë te Chelsea. Sinqerisht më dhimbsen talentët në Kosovë se në mënyrën e zhvillimit kanë dështuar. Unë nuk do të heqi dorë nga ai. Do bisedojë me klubin e Besës sepse kanë marrëdhëniet e mira me ta”, deklaroi Munishi.