Pioli: Superliga? UEFA dhe FIFA duhet dhënë llogari, sistemi ka dështuar

Futboll

Pioli: Superliga? UEFA dhe FIFA duhet dhënë llogari, sistemi ka dështuar

Më: 31 maj 2021 Në ora: 12:02
Stefano Pioli

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, ka dhënë një deklaratë interesante.

Pioli ishte duke folur për “La Repubblica” kur u pyet për Superligën Evropiane.

Sot u bë i ditur lajmi se Gjykata e Madridit i është drejtuar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e Superligës.

Por, sipas Piolit, FIFA dhe UEFA duhet dhënë llogari sepse kjo nuk ka ndodhur brenda një nate.

“Meritokracia është baza e sportit, por UEFA dhe FIFA duhet dhënë llogari përse këto klube kaq të rëndësishme kanë menduar shkëputjen”, tha Pioli.

“Do të thotë që sistemi ka dështuar, mua më duke e paevitueshëm një dialog ndërmjet palëve në Evropë për të zhvilluar sportin. Duhet përçarje dhe ndryshime”, përfundoi Stefano Pioli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat