Gianluigi Donnarumma është zgjedhur portieri më i mirë në Serie A për sezonin 2020/2021.
Lega Serie A ka njoftuar sot se ka ndarë çmimet për lojtarët më të mirë të sezonit 2020/2021.
Donnarumma është zgjedhur portieri më i mirë i Serie A, duke lënë pas emra si Handanovic, Szcsesny e Lopez i Romës.
21 vjeçari kishte mbajtur portën e paprekur për 14 ndeshje këtë sezon dhe kishte ndalur 66% të goditjeve brenda zonës.