Futbollisti belg, Eden Hazard nuk po mendon largimin nga Real Madridi.
Përkundër që nuk tregoi asgjë në dy sezone, Hazard beson se mund të ketë sukses tek Real Madridi.
“Nuk e shoh vetën jashtë Real Madridit. Kam edhe tre vite në kontratë. Unë e di se çfarë duhet të bëj dhe e di që kur të jem 100% fizikisht do të ndihmoj”, u shprehë Hazard sot.
Belgu këtë sezon është paraqitur shumë pak për Real Madridin për shkak të lëndimeve të shumta.