Kombëtarja e Kosovës nesër do të zhvillojë miqësoren me San Marinon.
Tashmë, djelmoshat e Kombëtares sonë kanë filluar edhe stërvitje para kësaj ndeshje testues, ku sot nuk u paraqit Milot Rashica.
Media mëson se Rashica ka pësuar një lëndim në këto stërvitje dhe nuk do të paraqitet në ndeshjen e nesërme.
Nuk dihet ende se për çfarë lëndimi bëhet fjalë, por ne do t’ju mbajmë të informuar për çdo risi rreth kësaj teme në kohë reale.