UEFA ka shpallur skuadrën më të mirë në Ligën e Kampionëve për këtë sezon
Chelsea u kurorëzuan kampionë të këtij sezoni, pasi që mposhtën në finale skuadrën kampione në Premier Ligë, Manchester City.
Pikërisht shtatë lojtarë të kësaj skuadre janë në këtë listë e ku atyre ju prinë; Mendy, Azpilicueta, Rudiger, Chilwell, Jorginho, Mount dhe Kante . City në anën tjetër është i pranishën në skuadrën më të mirë me Ederson, Ruben Dias, De Bryene Gundogan dhe Foden , pra me katër lojtarë.
Real Madrid ia ka dalur që në këtë formacion të përfaqësohet vetëm me lojtarët si: Courtois Modric dhe Bezema. Në anën tjetër, gjysmëfinalisti tjetër, Paris Saint-Germain është i përfaqësuar me Marquinhos, Mbappe dhe Neymar.
Ish kampioni i vitit të kaluar, Bayern Munchen po ashtu përfaqësohet me dy lojtarë në këtë formacion si: Alaba dhe Lewandowski. Nderkaq një lojtar ka skuadra e Dortmund, Erling Haaland, Barcelona me Lionel Messi dhe Porto përfaqësohet me Sergio Oliveira.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/31/auto_0881622482510.jpg)