Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka bërë të ditur se ylli i PSG-së, Kylian Mbappe do ishte i mirëpritur në “Santiago Bernabeu”.
Dyshja janë duke u stërvitur bashkë te Kombëtarja e Francës, derisa pas pak ditëve do fillojë “Euro 2020”.
I pyetur për kalimin e mundshëm te Mbappes te Reali, Benzema tha se shpreson që një ditë të ndodh.
“Do shohim çfarë do ndodh, por do ishte i mirëpritur në Madrid. Ka kualitetin për t’u bërë lojtar i Real Madridit, një ditë shpresoj të ndodh”, deklaroi ai për M6.
Mbappe që një kohë të gjatë është i lidhur me kalimin te Real Madrid dhe tani ka mundësinë më të mirë duke marrë parasysh se kontrata me PSG-në i skadon pas 12 muajve.