Donat Rrudhani u ftua për herë të parë tek Kosova: Emocion i madh, nder për mua ta përfaqësojë vendim tim

Futboll

Donat Rrudhani u ftua për herë të parë tek Kosova: Emocion i madh, nder për mua ta përfaqësojë vendim tim

Më: 31 maj 2021 Në ora: 20:55
Donat Rrudhani

Donat Rrudhani është një nga lojtarët që ka marrë ftesë për herë të parë nga kombëtarja e Kosovës në futboll.

Rrudhani është ftuar nga kombëtarja e Kosovës në futboll për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor ndaj Guinesë dhe Gambisë, që do të zhvillohen me 8, respektivisht 11 qershor.

Rrudhani shkëlqeu këtë stinor me klubin e tij, Aarau – ku shënoi tetë gola dhe asistoi nëntë herë për bashkëlojtarët e tij tek klubi zviceran.

22 vjeçari shprehet tejet i lumtur për mundësinë që ia ka dhënë Kosova.

“Ndihem shum krenar, është kënaqësi dhe privilegj i madh me reprezentu kombin tem”, tha fillimisht Donat Rudhani.

Ai poashtu shpreson se do të ketë minuta në këmbë në këto ballafaqime.

“Po shpresojë që të më jepet mundësia, është e vërtetë që me Aarau kam pas sezon fantastik”, vazhdoi Rudhani.

Në fund, ai potencoi se ka qenë emocion i madh në momentin kur ka pranuar ftesën.

“Kam qenë me prindërit me familje kur më kanë thirr në telefon, ka qenë kënaqësi e madhe edhe emocion i madh”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat