Ezgjan Alioski ende nuk e ka vazhduar kontratën me Leeds United, ndërsa kjo ka bërë që për shërbimet e futbollistit shqiptarë të interesohen edhe gjigantët e Italisë, Milani.
“Rossonerët” tek Alioski shohin zëvendësuesin e Teo Hernandez, emri i të cilit lidhet ngushtë me një transferim te PSZh-ja.
Ndërkohë për shërbimet e Alioskit interes kanë shfaqur edhe dy skuadrat e mëdha turke, Galatasaray dhe Trabzonspor.
Mediat në Turqi kanë zbuluar lajmin për interesimin e Milanit për futbollistin e përfaqësueses së Maqedonisë, i cili pjesë e Lids Junajtedit është që nga vera e vitit 2017-të, kur kishte arritur nga rradhët e Luganos.