Pas gati tre muajsh, djelmoshat e Përfaqësueses së Kosovës do të zbarkojnë sot në fushën e gjelbër.
“Dardanët” do ta zhvillojnë një miqësore kontrolluese me San Marinon në pas ditën e sotme.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00.
Për këtë ndeshje ka shkruar edhe klubi i Arbër Zenelit, Reims.
Në rrjetin social “Twitter”, Reims shkruan:
“Dita e ndeshjes. Ndeshja e parë miqësore për Arbër Zenelin dhe Kosovën”.