“Trigoria”, disa miqësore, pastaj turneu amerikan. Vera e parë e Mourinhos si trajner i Romës do të përcaktohet në ditët në vijim, kur trajneri dhe klubi do të vendosin nëse të lëvizin jashtë Italie dhe si. Portugezi do të donte të shkonte në SHBA, edhe pse pengesat nuk mungojnë. Nuk është e lehtë të zhvendosësh një ekip futbolli në fluturimet e planifikuara në këtë periudhë të trafikut të ulët ajror prej pandemisë.
Zgjidhja që Friedkin po studion është një “status”, i cili kushton shumë, por iu garanton lojtarëve të gjitha komoditetet.
Ndër të tjera, ai do të shlyhej me të ardhurat nga miqësoret ndërkombëtare. E para për të cilën Roma po negocion është një përzgjedhje e MLS në SHBA si kundërshtar në Los Angelos. Roma do të qëndronte në hotelin e preferuar të Mourinho, “Montage” në Beverly Hills.
Do të ishte ekipi i pestë që ai ka trajnuar, i cili e kryen një pjesë të trajnimit veror në objektet e UCLA, universiteti prestigjioz i Los Angeles, në lagjen e klasës së mesme të Westwood. Mourinho, gjithashtu kishte dërguar Interin, Real Madridin, Chelsea dhe Manchester United në California. Pse kjo preferencë? Ai e shpjegoi në një intervistë në 2017:
“Në këtë kampus kemi gjithçka. Pajisjet dhe organizimi janë perfekte. Që nga viti 2004, hera e parë që erdha këtu, jam akoma duke pritur për gabimin e parë, që të më bëjë të ndryshoj mendim”.