Klubi i futbollit Renova ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me kryetrajnerin Qatip Osmani dhe ndihmësin e tij Bashkim Livoreka edhe për sezonin e ardhshëm.
“Me kënaqësi po ju informojmë se sot vazhduam bashkëpunimin edhe për sezonin e ardhshëm me Kryetrajnerin Qatip Osmani dhe ndihmësin e tij Bashkim Livoreka.
Shëndet dhe shumë suksese”, njoftojnë nga klubi tetovar.
Renova mbeti në ligën e parë falë ekzekutimit më të mirë të penalltive në ndeshjen e barazhit kundër Ohrid.