Vllaznia e mbylli me trofe sezonin teksa dje fitoi Kupën e Shqipërisë pasi mposhti në finale Skënderbeun me rezultatin 0:1.
Në një prononcim për ABC, sulmuesi i shkodranëve, Haris Dilaver thekson se ai nuk ka pasur prioritet veten, ndërsa shton se është i kënaqur me sezonin te Vllaznia.
“Jam shumë i kënaqur me sezonin futbollistik këtu te Vllaznia dhe shumë i lumtur me fitoren e Kupës.
Kemi punuar shumë gjithë skuadra gjatë gjithë kësaj kohe, si në përgatitjet që kemi bërë dhe kemi arritur me këtë sukses këtu në fund të sezonit futbollistik.
Është e vërtetë që unë jam sulmues dhe asnjëherë s’e kam pasur prioritet veten, por skuadrën dhe kam qenë në fushë ta ndihmoj atë dhe jo veten. Atmosfera këtu është fantastike dhe e meriton ky qytet që pas një viti të gjatë në kushte pandemie të festojë”, u shpreh Dilaver.