Matias Vecino me shumë mundësi do të largohet nga Interi gjatë merkatos së verës.
Mesfushori mund të qëndrojë në Serie A, pasi Napoli ka shfaqur interes për shërbimet e tij.
Trajneri i ri i të kaltërve, Luciano Spalletti, i cili e ka stërvitur edhe më parë mesfushorin në kohën kur drejtonte pikërisht zikaltrit, beson shumë te aftësitë e 29-vjeçarit, të cilin e shikon si përforcimin ideal për mesin e fushës së Napolit.
Sipas mediave italiane, palët pritet të nisin bisedimet për transferimin e Vecinos nën urdhrat e Spalletit për sezonin e ardhshëm.