Tre ekipe nga Liga e Dytë në Ligën e Konferencave?!
Fituesi i Kupës së Maqedonisë në futboll, skuadra e Sileksit, nuk është skuadra e vetme që është në Ligën e Dytë dhe do të garojë në garat evropiane.
Për herë të parë në historikun e garave evropiane, në Ligën e Konferencave, do të ketë 3 ekipe të cilët do të përfaqësojnë shtetet e tyre, ndërsa do të garojnë në Ligën e Dytë në sezonin e ri.
Përpos Sileksit, në garat e Ligës së Konferencave, do të garojnë edhe skuadra e Vaducit, që do të përfaqësojë Lihtenshtajnin dhe Gagra nga Gjeorgjia, të cilat kanë rënë në Divizionin e Dytë.