Përfaqësuesja e MAqedonisë në futboll, do të zhvillojë sfidën e parë testuese në kuadër të përgatitjev për EURO 2020.
Para Maqedonisë është Sllovenia, ndërsa tradita është në anën e skuarës vendase, së paku në 4 përballjet e fundit. Maqedonia ka 2 fitore dhe nga një barazim dhe disfatë.
Në përballjen e fundit, Elif Elmas shënoi dy herë në portën e Sllovenisë, duke mposhtur portierin e Atletiko Madridit, Jan Oblak, me çka Maqedonia siguroi vendin e tretë, që është suksesi më i madh në sfidat eliminatore.
Mirëpo tani është një përballja testuese dhe që të dy kombëtaret kanë qëllime dhe motive të ndryshme. Maqedonia është në fazë të krijimit të formës më të mirë, ndërsa Sllovenia teston futbollist më të rinj.
Sfida Maqedoni-Slloveni, do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski”, në orën 18.00.