Christian Kouame mund ta vazhdojë karrierën në Premier League.
Sulmuesi i Fiorentinës, i cili sezonin që u mbyll mes kampionatit dhe Kupës së Italisë ka realizuar vetëm dy gola, mund të largohet gjatë merkatos së verës.
Sipas mediave italiane, për kartonin e 23-vjeçarit interesohen Wolverhamptoni dhe Crystal Palace, që kërkojnë përforcime për repartin e avancuar.
Klubi vjollcë është i hapur për ta lënë të lirë futbollistin gjatë verës, por kundrejt ofertës së duhur, pasi paratë që do të vijnë nga shitja e Kouame do të përdoren për të përforcuar skuadrën që tashmë drejtohet nga Gattuso.