E ardhmja e Antonio Rudiger duke se është në pikëpyetje te Chelsea.
Kontrata e mbrojtësit përfundon në qershor të vitit të ardhshëm dhe për momentin gjerman duket se nuk ka pranuar të rinovojë.
Duke parë situatën e krijuar mes lojtarit dhe klubit, Tottenhami dhe Paris Saint Germain kërkojnë të përfitojnë, duke u hedhur në sulm për shërbimet e fubollistit.
Trajneri i klubit nga Londra Thomas Tuchel kërkon ta mbajë lojtarin, por në rast se nuk arrihet marrëveshja mes palëve, lojtari do të largohet verën e ardhshme me parametër zero.