Edson Arantes do Nascimiento, i njohur më mirë si Pele, ishte një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.
Braziliani ka arritur të fitojë Kupën e Botës deri në tri herë, gjë që e ka ndihmuar atë të jetë një nga zërat më me ndikim në këtë sport. “O Rei”, në bashkëpunim me “EA Sports” ka hartuar 11-shen ideale, të përbërë nga lojtarët më të mirë, sipas tij, shkruan telesporti.
Nga ky top-formacion, 9 prej tyre janë aktualisht aktivë, ndërsa dy të tjerët jo vetëm që nuk luajnë më, por edhe kanë vdekur, fatkeqësisht.
Formacioni ideal i legjendës braziliane përbëhet nga këto lojtarë: Neuer; Thiago Silva, Sergio Ramos, Carlos Alberto; Heung-Min Son, Salah, Leo Messi; Neymar, Cristiano Ronaldo, Mbappé dhe Diego Armando Maradona. Mbi të gjitha, është për t’u habitur që Pele ka vendosur të mos e përfshijë veten midis të zgjedhurve.
Si zëvendësues, ai zgjodhi Robert Lewandowski, Luka Modric dhe Kevin de Bruyne, ndërsa trajner nominoi Pep Guardiolën.