Gjyqtari i mirënjohur nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi të Zvicrës, është caktuar që të ndajë drejtësinë në ndeshjen e madhe të gjysmëfinales së Kampionatit Evropian U-21 në futboll, mes Holandës U-21 dhe Gjermanisë U-21.
Ndeshja do të luhet me 3 qershor (në orën 21.00) në stadiumin “Mol Arena Sosto” në Szekesfehervar të Hungarisë.
Ndeshja drejtohet nga gjyqtarët e Zvicrës, kryesor Sandro Scharer, asistojnë Stephane De Almeida dhe Bekim Zogaj.

Është edhe një lajm i mirë, që një gjyqtar me prejardhje nga Kosova, referon ndeshjet të nivelit të lartë siç është Kampionatin Ecropian U-21.
Zogaj ka referuar edhe në Champions league, Europa League, në Ligën e Kombeve dhe është prej gjyqtarëve më të mirë në Zvicër.