Kryetari i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, jep lajmin e hidhur. Sot ka ndërruar jetë një tifoz dardan.
“Sot, na paska lan daja Cen.
Ceni ishte Dardani në Londër që arriti të grumbulloj shqiptarët në Angli, që të përkrahin Kosovën tonë, kudo që udhëtonim.
Dajë do të na mungosh.
Prehu në paqe Dardani jonë”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në facebook.