Klubi i fubollit 2 Korriku nga Prishtina ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Besiktastin, për një mundësi të madhe për t’u zhvilluar më tej.
Ky bashkëpunim me gjigantin turk që ka për bashkëpunëtor edhe Fikret Havollin, do të ngërthej në vete fusha të ndryshme në të cilat klubet respektive mund të bashkëpunojnë, siç janë: mundësia që futbollistët nga shkolla e 2 Korrikut me talentët që të provohen në Turqi te Besiktas, bashkëpunimi me trajnerë si dhe shumëçka tjetër, e tëra me qëllim që në klub të rritet profesionalizmi dhe të ecet përpara drejt sukseseve të reja në të ardhmen.
Marrëveshja për bashkëpunim, është arritur në Turqi, në takimin e mbajtur në Stamboll.
Në takim në të cilin u diskutuan temat e lartpërmendura, konkretisht fushat në të cilat klubet mund të bashkëpunojnë, dhe ku morën pjesë drejtori Fidan Firat, bashkëpunëtori në këtë marrëveshje, Fikret Havolli, si dhe bashkëthemeluesi i Klubit të Futbollit “2 Korriku”, Shaban Baholli.