“Superliga? Ky kompeticion nuk është as në qiell, as në tokë, sepse futbolli iu përket të gjithëve, jo vetëm një rrethi të vogël klubesh”.
Duke folur në “Radio Punto Nuovo”, Carlo Tavecchio, ish-president i FIGC (Federatës Italiane të Futbollit), distancohet nga projekti i udhëhequr nga Florentino Perez dhe Andrea Agnelli. Sidoqoftë, ai distancohet edhe nga çdo mundësi përjashtimi i klubeve themeluese të Superligës nga edicioni tjetër i Ligës së Kampionëve:
“Çdo sanksion kundër këtyre tre themeluesve do të ishte joproduktiv. Unë bazohem te natyra ekonomike e çështjes.
Pikërisht duke menduar të ardhurat financiare, UEFA nuk ka mundësi ta mbajë Juventusin, Barcelonën dhe Real Madridin jashtë Ligës së Kampionëve. Pa to, Champions-i do të humbiste shumë. Në çdo rast, Ceferin nuk do të jetë i butë ndaj presidentëve të tri klubeve, por nuk shkon dot deri te përjashtimi.
Nëse do të duhej të vendosja, unë do t’i lija këto tri skuadra për një vit jashtë garave europiane, përveç se do t’i gjobisja rëndë financiarisht”.